Modelja shqiptare, Arta Elezaj, jo rrallëherë vendos që të bëjë ndryshime në dukje.
Ndonëse shquhet për pamjen me flokë kaçurrela, të shumta janë rastet kur sjell ndonjë stil të ri flokësh.
Bukuroshja edhe këtë herë është transformuar tërësisht derisa bën një stilim flokësh me gërsheta.
Duke qenë se ka bërë një ndryshim drastik, ish-aktorja e “O sa mirë” riktheu plotësisht vëmendjen e ndjekësve.
“Stil i ri flokësh”, kanë qenë fjalët përkrah postimit.
Ajo ndërkaq vjen e mrekullueshme në një triko të shkurtër të zezë e një palë pantallona të markës ‘Louis Vuitton’.
Elezaj në anën tjetër shpesh komentohet edhe për jetën luksoze e pushimet e shtrenjta që bën.
Sidoqoftë, ka kohë që nuk ka qenë aktive me ndonjë projekt të ri. /Telegrafi/