Edhe kjo verë për Arta Elezaj ishte e mbushur me ditë relaksues e pushime në vendet më luksoz.
Ndërsa, modelja bukuroshe u ka qëndruar afër fansave të shumtë me imazhe nga më provokuese që në fokus kishin format e saj të tonifikura për të cilat edhe komentohet jashtë mase.
Modelja e njohur edhe këto ditë të fundit të verës ka postuar disa fotografi, ku shihet e veshur në bikini ngjyrë blu të kombinuar me një çantë unike nga brendi “Dior”.
“Fotografitë e fundit të verë”, ka shkruar Arta sipër imazhe ku edhe mori komplimente për dukjen joshëse.
Arta të cilën përveç që e shohim si modele më herë e ka provuar vetën edhe si aktore në serialin “O sa mirë”.
Modelja nga Klina ka kohë që është shkëputur nga ekrani, e teksa nuk ka njoftuar për një projekt të ri, ajo po vazhdon të jetë imazh i disa brendeve. /Telegrafi/