Ndonëse në Kosovë po mbizotërojnë temperatura të ulëta, Arta Elezaj, është ‘arratisur’ në një vend tropikal për të shijuar pushimet.
Modelja e njohur nga atje nuk ka lënë anash postimin e imazheve të ndryshme përmes llogarisë së Instagramit nga pushimet luksoze.
Bukuroshja nga Klina edhe sot (e diel) ka sjell disa fotografi që kanë marr vëmendjen dhe ka nxit imagjinatën e fansave të saj.
E veshur në një fustan ngjyrë vjollce të shkurtër, Arta theksoj shpinën dhe gjoksin nga prerja e veçantë dhe e hapur e veshjes.
Linjat e saj joshëse të trupit nuk kaluan pa u komplimentuar nga fansat e saj në hapësirën e komentet, ndërsa mori mijëra pëlqime brenda pak minutash.
Elezaj ka nis prej ditësh pushimet, ndërsa nuk ka bërë të ditur vendndodhjen dhe as personin që po e shoqëron.
Ndryshe, ka kohë që modelen nuk e shohim në ndonjë projekt të ri, kujtojmë që Arta bëri famë edhe me paraqitjen e shkurtër në serialin “O sa mirë”. /Telegrafi/