Modelja shqiptare, Arta Elezaj, prej disa ditësh ndodhet në Spanjë.
Ajo po shijon pushimet konkretisht në Ibiza bashkë me mikeshën e saj të ngushtë, Arta Nitajn.
Bukuroshet, të cilat ndiqen nga mijëra njerëz në rrjete sociale, gjatë kësaj kohe nuk kanë munguar me poza e video atraktive.
Kaçurrelja nga Klina së fundmi ka mahnitur me pozat e tjera, ku shfaqet me një fustan elegant.
Fustani me dekolte të hapur ia ka vënë në pah linjat e bujshme trupore, për të cilat komentohet shpesh.
Dukjen e ka kompletuar me një grim me nuanca kafe si dhe me disa aksesorë ari.
Komplimentet ndërkaq kanë qenë të shumta nga miqtë e ndjekësit e Elezajt. /Telegrafi/