Telegrafi

Arta Elezaj në pushime, publikon fotografi në bikini

Arta Elezaj (Foto: Instagram/artaelezaj)

Kur bëhet fjalë për vajzat më tërheqëse të estradës shqiptare, padyshim që emri i saj ndodhet në këtë listë.

Është aktorja Arta Elezaj, e cila që nga paraqitjet e para ka arritur të marrë zemrën e mijëra fansave që e mbështesin në secilin hap të saj.

Ajo vazhdon të jetë aktive në rrjete sociale, duke sjellë kështu imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Foto: (Instastory/artaelezaj)

Në rrjetin social Instagram, Arta ka bërë të ditur se tashmë ka filluar pushimet në bregdetin e Malit të Zi.

Lexo po ashtu Arta Elezaj duket në formë të mahnitshme, teksa vjen me stil të ri të flokëve

Bukuroshja ka publikuar disa fotografi, në njërën prej të cilave është shfaqur provokuese, teksa ka pozuar me bikini.

Theksojmë se Arta është bërë e njohur përmes serialit “O Sa Mirë”, pas të cilit pasoi edhe me role të tjera, si ai në serialin “Duplex”. /Telegrafi/