Telegrafi

Arta Elezaj ndryshon pamje, teksa prezanton befasinë që iu bë për ditëlindje

Ajo u bë e njohur në botën e showbizit falë paraqitjes në serialin vendor “O sa mirë”.

Që nga atëherë, Arta Elezaj është kthyer në një nga emrat më të komentuar marrë parasysh edhe jetën e shtrenjtë, pushimet e po ashtu edhe fotografitë që publikon në rrjete sociale.

Modelja nga Klina ditën e sotme (e martë) feston ditëlindjen dhe me këtë rast nuk kanë munguar urime e gjithashtu edhe befasitë.

Arta Elezaj (Foto: Instagram)

Në postimet e reja që ka shpërndarë në InstaStory, ajo shihet se ka bërë një ndryshim në pamje – meqë gjithnjë e kemi parë me flokë kaçurrele.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Arta Elezaj

Ajo më pas në tjetrin postim pranoi një buqetë të madhe me trëndafila të stampuar me emër.

Arta Elezaj (Foto: Instagram)

Poshtë kësaj shkruhej: “Urime bebi u bëfsh 100, të dua shumë”.

Kjo lë të dyshohet se nga kush e mori buqetën, apo thjesht dhuratë nga miket e ngushta. /Telegrafi/

Arta Elezaj (Foto: Instagram)