Telegrafi

Arta Elezaj ndez imagjinatën e ndjekësve, publikon video atraktive duke bërë ushtrime nga palestra

(Foto: Instagram/artaelezaj)

Modelja e njohur, Arta Elezaj, ka ndezur sërish imagjinatën e ndjekësve të saj në rrjetet sociale, duke postuar një video mjaft provokuese nga palestra.

E veshur në ngjyrë të hirtë me një palë gete dhe një bluzë të shkurtër, modelja kaçurrele shihet duke bërë ushtrime për të formësuar të pasmet.

Arta është mjaft aktive në rrjete sociale, teksa numëron një numër të madh ndjekësve, të cilët e komentojnë pothuajse në çdo paraqitje.

Artistja nga Klina së fundmi ka qenë pjesë e videoklipit të Orhidea Latifit – Kidës, të titulluar “Edhe Sa”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Arta Elezaj

Paraqitja e modeles në videoklip  ka marrë komente të shumta pozitive.

Elezaj njëherësh në një intervistë të fundit deklaroi se është ‘beqare’, pavarësisht aludimeve në rrjetet sociale e faqet rozë. /Telegrafi/