Bukuroshja shqiptare, Arta Elezaj, ka nisur pushimet në një vend tropikal përkundër temperaturave të ulëta në vend.
Ajo po kalon një kohë të mrekullueshme në Tajlandë bashkë me modelen dhe prezantuesen, Arta Nitaj.
Ish-aktorja e “O sa mirë” së fundmi ka shpërndarë disa imazhe në rrjetet sociale, përmes të cilave ka marrë vëmendje të madhe.
Kaçurrelja vjen me një stil më ndryshe të flokëve, ndërsa ka pozuar e shtrirë nga plazhi.
E njëjta mahniti me format trupore në një palë bikini të punuara ngjyrë të vjollcë.
Të shumta kanë qenë komplimentet që ka marrë në sesionin e komenteve nga miqtë e ndjekësit.
Përveç jetës luksoze dhe pushimeve të tilla, Arta viteve të fundit ka qenë më e tërhequr nga projektet e shfaqjet televizive. /Telegrafi/