Modelja dhe aktorja e njohur shqiptare, Arta Elezaj, po shijon pushimet në Mal të Zi.
Bukuroshja, që tashmë shquhet për luksin dhe jetën e shtrenjtë, është duke kaluar një periudhë të mirë në një nga resortet atje.
Derisa po argëtohet në masë të madhe, ajo këtë kohë nuk ka munguar as me imazhe e video atraktive.
Në këto që ka ndarë së fundmi në Instagram, ish-aktorja e “O sa mirë” vjen në formë të mrekullueshme në një palë të brendshme të markës ‘Christian Dior’.
Këto fotografi kanë bërë që të marrë komplimente të shumta e mijëra pëlqime në postim.
Modelja nga Klina këtë kohë nuk ka qenë e angazhuar në ndonjë projekt e po ashtu prej pjesëmarrjes në serialin e lartpërmendur.
Sidoqoftë, Elezaj po vazhdon bashkëpunimin me brende të njohura. /Telegrafi/