Modelja dhe njëherësh aktorja, Arta Elezaj, është ndër më të komentuarat në faqet rozë.
Ajo në rrjete sociale shpesh sjell poza atraktive dhe provokuese, të cilat menjëherë komentohen nga 219 mijë ndjekësit e saj.
Kështu, në një postim të fundit në Instagram, bukuroshja bionde ka zgjedhur të publikojë disa fotografi, por jo të fizikut kësaj here.
Me një makijazh shumë të lehtë, Arta pati rastin që të vë në pah tiparet e mrekullueshme të fytyrës.
Flokët kaçurrela e natyrale që ka bënë që ajo të duket edhe më tërheqëse në sytë e publikut.
Postimi i modele mori aq shumë komente dhe pëlqimi, që la të kuptohet se me të vërtetë fansat e pëlqyen këtë dukje.
Arta përndryshe u bë edhe më e popullarizuar për audiencën e gjerë, përmes pjesëmarrjes në serialin “O Sa Mirë”. /Telegrafi/