Ajo është njëra nga yjet shqiptare që merr vëmendje të madhe sa herë që publikon imazhe e video në rrjetet sociale.
Bëhet fjalë për modelen nga Klina, Arta Elezaj, e cila duket se po kalon pushimet në një vend luksoz.
Megjithëse nuk e ka bërë të ditur lokacionin e këtij udhëtimi ekzotik, bukuroshja ka ndarë disa fotografi atraktive.
Në një të fundit, kaçurrelja vjen në një palë bikini krem e një fustan rrjet në pjesën e poshtme.
Kjo fotografi ka bërë që të marrë reagime të shumta në hapësirën për komente, duke u komplimentuar për pamjen e mrekullueshme.
Postimi për vetëm pak orë ndërkohë ka grumbulluar mbi dhjetë mijë pëlqime.
Arta më shumë se për karrierën profesionale, po vazhdon të jetë e përfolur për jetën dhe pushimet e shtrenjta. /Telegrafi/