Modelja e njohur nga Klina, Arta Elezaj, kaloi këtë periudhë të festave pikërisht Krishtlindjet në Paris.
Kaçurrelja, e ndjekur nga mijëra fansa në Instagram, ka publikuar disa momente në rrjete sociale përmes të cilave ka treguar për kohën e kaluar në Francë.
Ajo duket në formë të mahnitshme në një fustan të shkurtër të zi, të cilin e ka shoqëruar me një palë çizme të bardha.
“Krishtlindjet në Paris”, ka shkruar ajo.
Përveç kësaj, aktorja ka ndarë edhe disa imazhe të tjera të veçanta nga vendi magjik – ku edhe ka shijuar këtë kohë.
Të shumta kanë qenë komplimentet që mori në pjesën për komente nga miqtë e ndjekësit.
Arta edhe sivjet ka qenë emër shumë i lakuar në media për shkak të mënyrës së jetesës. /Telegrafi/