Telegrafi

Arta Elezaj “e karantinuar” në destinacionet luksoze

Foto: Arta Elezaj/Instagram

Bukuroshja Arta Elezaj është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo ndan çdo ditë me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj, për të cilat shpesh edhe komentohet në media.

Teksa e gjithë globi po kalon nëpër një krizë pandemie, duket se situata është më e qetë për modelen e njohur dhe protagonisten e serialit “O Sa Mirë”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Kështu së paku ka bërë të ditur ajo përmes një videoje të fundit të hedhur në InstaStory, ku shfaqet pranë një pishine në një hotel luksoz.

Foto: Arta Elezaj/InstaStory

“E karantinuar”, ka shkruar Elezaj në mbishkrimin e kësaj videoje, duke treguar kështu që po qëndron e mbyllur për shkak të coronavirusit.

Ambienti luksoz duket se po ia bënë më të lehtë izolimin bukuroshes, e cila së fundmi pati një rikthim në episodin e ri të “O Sa Mirë”. /Telegrafi/