Telegrafi

Arta Elezaj duket provokuese në imazhet e reja

Modelja e njohur shqiptare, Arta Elezaj, po vazhdon të jetë një personazh mjaft aktiv në rrjete sociale.

Bukuroshja, e ndjekur nga mijëra njerëz vetëm në Instagram, ka shpërndarë së fundmi disa imazhe atraktive.

Ajo ka zgjedhur për paraqitjen e radhës një kostum ngjyrë kafe dypjesësh, i cili ia vë në pah linjat e mahnitshme trupore.

Foto: Screenshot/Instagram

Dukjen ndërkohë e ka kompletuar me disa aksesorë dhe me një makijazh më të thjeshtë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Të shumta qenë komplimentet që mori në pjesën për komente nga miqtë e ndjekësit.

Foto: Screenshot/Instagram

Arta ndryshe këtë kohë ka qenë e angazhuar në serialin “Sha je be tu folën”, pjesë e të cilit janë edhe disa emra të njohur nga “O sa mirë”.

Përkundër kësaj, ajo komentohet vazhdimisht për jetën luksoze dhe pushimet e shtrenjta. /Telegrafi/