Modelja shqiptare, Arta Elezaj arriti të tërheq sërish vëmendje me imazhet që solli në llogarinë e saj të Instagramit.
Bukuroshja nga Klina publikoi foto të reja nga pushimet e saj luksoze në Spanjë, atje ku së fundmi ka festuar edhe ditëlindjen.
Arta pozoi e veshur në bikini bardhë dhe zi teksa ndodhej në një jaht në mes të oqeanit.
Ajo dukej në super formë dhe e lumtur ndërsa në duar mbante edhe tortën e saj të ditëlindjes.
Natyrisht, admiruesit e saj të shumtë nuk qëndruan indiferent ndaj fotografive provokuese me komentet që ishin kryesisht pozitive.
Ndërkohë, theksojmë që Arta prej ditësh ka nisur pushimet në Ibiza bashkë me mikeshën e saj, Arta Nitaj.
Dyshja që njihen për jetën luksoze që bëjnë nuk kanë hezituar që të dokumentojnë udhëtimin e tyre të radhës nëpërmjet rrjeteve sociale. /Telegrafi/