Telegrafi

Arta Elezaj duket atraktive me veshje sportive në pozat pranë një veture luksoze

Modelja e njohur nga Klina, Arta Elezaj, po vazhdon të jetë mjaft aktive dhe një personazh po ashtu i komentuar në rrjetet sociale.

Ajo flitet gjatë tërë kohës për imazhet që publikon, por edhe për jetën e shtrenjtë meqë shfaqet gjithnjë me veshje luksoze.

Kaçurrelja së fundmi është shfaqur më sportive me një palë tuta të markës ‘Off Ëhite’ dhe triko të bardhë po ashtu të së njëjtës firmë.

Foto: Screenshot/Instagram

Ish-aktorja e “O sa mirë” ka marrë poza atraktive pranë një veture të tipit Mercedes, në një nga modelet e reja.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

“Në rrugën time”, ka shkruar ajo.

Foto: Screenshot/Instagram

Të shumta kanë qenë komplimentet që ka marrë në hapësirën për komente nga miqtë e ndjekësit.

Arta ndryshe ka kohë që nuk është angazhuar në ndonjë projekt të ri. /Telegrafi/