Telegrafi

Arta Elezaj me dedikim të veçantë për Arta Nitajn në ditëlindjen e 27-të

Ditën e sotme (e martë) feston ditëlindjen modelja, aktorja dhe prezantuesja shqiptare, Arta Nitaj.

E lindur më 10 tetor të vitit 1996 në Pejë, ajo ka mbushur plot 27 vite jetë.

Me këtë rast një dedikim i veçantë nuk mungoi nga mikesha e saj e ngushtë, modelja Arta Elezaj.

Foto: Screenshot/Instagram

E njëjta ka ndarë një fotografi pranë Nitajt, me anë të së cilës ka përzgjedhur edhe disa fjalë emocionuese.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Arta Nitaj

“Ti nuk je vetëm shoqja ime, je e besuara, këshilltarja dhe partnerja ime në krim. Urime ditëlindjen e dashur”, u shpreh ajo.

Foto: Screenshot/Instagram

Bukuroshet e shoëbizit janë së bashku thuajse në çdo pushim, event e paraqitje në rrjete sociale.

Siç duket, shoqëria e tyre ka nisur që nga seriali vendor “O sa mirë”, pasi që nga aty kanë nisur karrierën në aktrim. /Telegrafi/

Foto: Instagram