Presidenti Agim Ademi ka pritur sot në zyre aktoren shqiptare me famë botërore, Arta Dobroshi.
Gjatë këtij takimi, i pari i Federatës së Futbollit të Kosovës e përgëzoi aktoren për të arriturat në botën e filmit, teksa e informoi edhe për të arriturat e FFK-së, sukseset e përfaqësueses së Kosovës, si dhe për përkrahjen që i jep Këshilli Ekzekutiv zhvillimit të futbollit të femrave.
Ndërkaq, aktorja jonë e famshme uroi që Kosova të vazhdojë rrugën e suksesit në futboll dhe në të ardhmen e afërt të jetë edhe pjesë e Kampionatit Evropian dhe atij botëror.
Në fund të takimit, i pari i FFK-së ia dhuroi 38-vjeçare një fanellë të “Dardanëve”, duke e ftuar njëherësh që të jetë e pranishme në ndeshjet e Kosovës si mysafire e veçantë sa herë që ajo të ketë mundësi.
Theksojmë se takimin e radhës Kosova do ta luajë më 7 shtator kundër Republikës së Çekisë në Prishtinë kuadër të kualifikimeve për Euro 2020 gjersa tri ditë vonë do të jetë mysafirë i Anglisë.
Ndryshe, Dobroshi është duke punuar në projekte të reja filmike, të cilat shumë shpejt pritet t’i shohim në ekranet e mëdha të kinemave. /Telegrafi/