Telegrafi

Arta Bajrami paralajmëron klipin e ri, vjen me poza atraktive nga xhirimet

Foto: Arta Bajrami/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Arta Bajrami, është në realizim e sipër të një projekti të ri muzikor.

“Sonte po bëj qef”, titullohet kënga e saj e re, e cila është punuar nga producenti i saj i besuar, Don Arbas, njëherësh vëllai i saj.

Për vargjet e tekstit është kujdesur tekstshkruesi i njohur, Avni Qahili.

Këto ditë kanë përfunduar edhe xhirimet e klipit, i cili i është besuar produksionit kosovar Imagine Films, dhe i plotë do të publikohet të premten.

“Kati Fashion Studio”, Festim Jashari dhe grimerja Endrita Cakolli kanë qenë përzgjedhja e këngëtares për dukjen e saj.

Ajo ndau me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi, ku tregonte dukjen e saj atraktive, ndërsa mori pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit. /Telegrafi/