Këngëtarja Arta Bajrami vazhdon të jetë shumë aktive dhe e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.
Ajo ndan shpesh me fansat fotografi të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, ndërsa nuk ka hezituar që të prezantojë edhe anëtarët e familjes.
Së fundmi, këngëtarja Bajrami publikoi disa fotografi atraktive në Instagram, duke vënë në pah fizikun e saj.
E veshur me një fustan të zi, Arta ka treguar se vazhdon ende të jetë në top formë.
Pëlqimet dhe komentet nga ana e fansave kanë qenë të shumta, shumica prej të cilëve e kanë komplimentuar për dukjen e saj.
Arta është shumë e pëlqyer për këngët e saj në zhanrin RnB, por përgjatë karrierës ka lëvruar edhe në shumë zhanre tjera.
“Malli m’ka marr” është kënga e fundit që ajo solli për publikun, e që u prit mirë nga fansat e saj. /Telegrafi/