Këngëtarja e njohur Arta Bajrami do të prezantojë sot (e enjte) për fansat projektin më të ri muzikor.
Bëhet fjalë për një këngë të re verore, e cila është punuar në studion “ArbaSound” nga Don Arbas, ndërsa për tekstin është kujdesur Roy.
Përmes rrjeteve sociale, këngëtarja Bajrami ka ditë që ka paralajmëruar se së shpejti vjen kënga e saj e re.
Xhirimet e klipit janë kryer në Prishtinë, dhe për finalizimin e klipit po kujdeset produksioni Imagine Films.
Arta është shumë e pëlqyer nga publiku për këngët e saj, dhe ka ditur gjithnjë të befasojë fansat me prurjet e saj të reja.
Ajo gjithashtu shquhet për paraqitjet atraktive në klipe, dhe e tillë pritet të vijë edhe në klipin që do ta lansojë sot.
Mbetet të shihet se çfarë befasie ka përgatitur ajo për fansat këtë verë. /Telegrafi/