Telegrafi

Arta Bajrami sjell këngën “Ma origjinal” nga albumi i ri në ardhje “038”

Këngëtarja e njohur Arta Bajrami ka filluar publikimin e këngëve të albumit të saj të ri, të titulluar “038”, ashtu siç kishte paralajmëruar më parë.

Një nga këngët e reja që vjen në versionin audio dhe nuk është dëgjuar më parë është “Ma origjinal”.

Kjo këngë është një prej këngëve të shumta që përbëjnë albumin e ri, i cili mban titullin “038,” një dedikim për qytetin e saj të lindjes dhe rritjes, Prishtinën.

Arta ka publikuar edhe këngët e tjera të albumit, të cilat më parë ishin prezantuar me videoklipe. Tani ato janë të disponueshme vetëm në versionin audio.

Ndër këngët e publikuara në album përfshihen: “Intimidoj,” “S’jom aktore,” “Faqezi” dhe “Ma baby,” ndër të tjera. Publikimi i këtyre këngëve ka sjellë shumë emocion dhe pritje të madhe nga ana e fansave të saj. /Telegrafi/