Telegrafi

Arta Bajrami sjell imazhe nga xhirimet e klipit që do të jetë pjesë e albumit të saj të ri “038”

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Arta Bajrami ka paralajmëruar rikthimin me projekte të reja muzikore.

Përmes disa postimeve në Instagram, Arta pak ditë më parë ka njoftuar se është në përgatitje të një albumi të ri.

Ndërsa tani këngëtarja zbuloi se ka nisur xhirimet e këngës së parë që mban titullin “Intimidoj” e që do të jetë pjesë e albumit.

Foto: Arta Bajrami/Instagram

Autorja e “Falet kjo zemër” ka ndarë imazhe të shkëputura nga xhirimet e videoklipit teksa shihet e veshur me një kostum me ngjyrë të zezë me zinxhir të vendosur sipër.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Arta Bajrami

Ajo dukej më në formë se kurrë më parë ndërsa të shumta ishin edhe komentet e fansave që padyshim presin me padurim një këngë nga ajo.

“Duke xhiruar këngën time të parë “Intimidoj” për albumin tim të ardhshëm “038”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e postimit.

Ndërkohë, kujtojmë që projekti i fundit i Artës mban titullin “Ai nuk ka faj” që e solli në nëntor të vitit të kaluar. /Telegrafi/