Telegrafi

Arta Bajrami me shumë stil edhe në përditshmëri, kombinimi kuqezi mbetet i preferuari i saj

Këngëtarja Arta Bajrami është shumë e pëlqyer nga shqiptarët për këngët e saj, veçanërisht për adhuruesit e rrymës RnB.

Ka tash e disa muaj që ajo nuk ka sjellë projekte të reja në muzikë, kjo pasi i është përkushtuar familjes, dhe rritjes së vajzës së vogël, Electras, të cilën e solli në jetë në dhjetor të vitit të kaluar.

Ndërkohë, Arta është shumë aktive edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat fotografi të ndryshme nga jeta e saj.

Ajo duket gjithmonë bukur dhe me stil në çdo fotografi, gjersa sa i përket stilit të veshjes, këngëtarja nuk ia “huq” as në përditshmëri.

Telegrafi kapi sot gjatë ditës në fotografi këngëtaren, në një nga kafiteritë e Prishtinës, ku ajo dukej mjaft në formë dhe moderne, në ngjyrat kuq e zi.

Këngëtarja Arta Bajrami me shumë stil edhe në përditshmëri

Jo pak herë këngëtarja Bajrami ka eksperimentuar me paraqitjet, por duket se e kuqja dhe e zeza mbeten e preferuara e saj.

Muajt në vazhdim, pritet që Arta të shënojë një rikthim të fuqishëm për fansat e saj, të cilët presin me padurim projektet e reja nga ajo. /Telegrafi/