Site icon Telegrafi

Arta Bajrami shfaqet provokuese në të zezë

Këngëtarja Arta Bajrami pritet që shumë shpejt të sjellë për fansat një projekt të ri muzikor.

Ajo është shumë e dashur dhe e pëlqyer për publikun kosovar për këngët e saj, gjersa identifikohet më shumë si këngëtare e zhanrit RnB.

Arta është shumë aktive dhe e ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit imazhe të ndryshme nga jeta e saj.

Jo rrallë herë, këngëtarja publikon edhe ndonjë fotografi provokuese, duke rrëmbyer vëmendje kështu me fizikun e saj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Së fundmi, ajo ka publikuar në InstaStory disa fotografi, ku shfaqet mjaft atraktive e veshur në një kostum të zi, qëndisur edhe me ar.

Foto: Arta Bajrami/InstaStory

Këngëtarja duket në top formë, ndonëse kanë kaluar vetëm gjashtë muaj që kur solli në jetë vajzën e tretë, të quajtur Electra.

Ajo ka rrëmbyer vëmendjen e fansave të saj me fizikun dhe gjoksin atraktiv. /Telegrafi/

Foto: Arta Bajrami/InstaStory
Exit mobile version