Këngëtarja e njohur shqiptare, Arta Bajrami, ka bërë së fundmi një ndryshim të ri në dukje.
Ajo i ka prerë flokët e saj më të shkurtra se zakonisht, duke marrë kështu një pamje krejt tjetër nga ajo e zakonshmja.
Arta, e cila është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, ka ndarëse fundmi me ndjekësit fotografi nga seti i saj më i ri fotografik.
Në imazhet e ndara me ndjekësit, ajo mund të shihet e veshur në të zeza dhe me një kapele në kokë, ndërsa merr vëmendjen me dukjen atraktive.
Në disa prej fotografive, këngëtarja e hitit “Asnjë milimetër” është shfaqur edhe me puro në dorë, duke e bërë kështu edhe më artistike pamjen e saj.
Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar, shumica prej të cilëve e kanë komplimentuar për linjat trupore.
Arta përndryshe vazhdon të jetë aktive në muzikë me projekte të ndryshme muzikore, të cilat priten kryesisht mirë nga publiku i saj. /Telegrafi/