Telegrafi

Arta Bajrami së shpejti publikon këngën “Pse mu”, në bashkëpunim me Don Arbas

Arta Bajrami (Foto: Instagram/artathequeen)

Arta Bajrami është njëra këngëtarët e estradës tonë që pretendohet se ka sjellë për herë të parë zhanrin R&B në Kosovë.

Jo më larg se para pesë viteve, ajo ka qenë aktive në prurjen projekteve të ndryshme muzikore, përfshirë këtu edhe bashkëpunime.

Kohët e fundit, Arta është shkëputur nga industria muzikore, duke sjellë më rrallë projekte të reja muzikore.

Në një postim në rrjetin social Instagram, 40-vjeçarja ka paralajmëruar se do të lansojë këngën e re në bashkëpunim me vëllanë e saj, Don Arbas.

Lexo po ashtu Arta Bajrami vjen plot shkëlqim në fotografitë e reja, mahnit me linjat e saj

“Pse mu” mban titullin projekti i ri muzikor, për të cilin Arta nuk ka dhënë ndonjë datë të caktuar të publikimit.

Kujtojmë se kënga e fundit e realizuar ishte një baladë e publikuar para 10 muajsh, ndërsa mban titullin “S’ke dite me m’dashte”. /Telegrafi/