Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Arta Bajrami, ka prezantuar sot (e shtunë) projektin e ri muzikor.
Bëhet fjalë për këngën e re “Intimidoj”, të cilën e ka sjell të kompletuar edhe nga ana vizuale.
Artistja, e pëlqyer mjaft shumë nga publiku, ka bërë një paraqitje të mahnitshme në klip.
Teksti është shkruar nga Elinel me producim të Don Arbas.
Miksimi është realizuar në studion e Arbasound me masterizim po ashtu nga Blackforest Studio.
Videoja ndërkaq u realizua nga Smartmotion Films.
Theksojmë që kjo këngë është pjesë e albumit të saj të ri të quajtur “038”. /Telegrafi/