Telegrafi

Arta Bajrami publikon foto me bashkëshortin mes raportimeve për arrestimin e tij

Prej javësh kanë qarkulluar raportime më media vendore për arrestimin e bashkëshortit të këngëtares shqiptare, Arta Bajrami, Xhim Sekiraqa.

Por, pasi u tha se ai po mbahet nga policia, vet Arta kishte mohuar të ketë ndodhur një gjë e tillë, duke deklaruar se burri i saj gjendet në shtëpi me të dhe fëmijët e tyre.

Ndërkohë, më vonë arrestimi i tij u konfirmua për “Telegrafin” edhe nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht nga zëdhënësja Laureta Ulaj.

Foto: Arta Bajrami/Instagram

Mirëpo, që Sekiraqa tashmë ndodhet në gjirin familjar e ka konfirmuar sërish partnerja e tij Arta.

Lexo po ashtu Prokuroria konfirmon arrestimin e bashkëshortit të Arta Bajramit

Bajrami ditën e sotme (e premte) ka publikuar fotografi në llogarinë e saj në Instagram ku shihet përkrah bashkëshortit.

Foto: Arta Bajrami/Instagram

Dyshja duken më të lumtur se kurrë teksa kanë kaluar kohë bashkë tek “New Born” në Prishtinë.

Ndryshe, theksojmë që çifti janë prindër të tre fëmijëve. /Telegrafi/

Foto: Arta Bajrami/Instagram