Site icon Telegrafi

Arta Bajrami me projekte të mëdha

Arta Bajramin e njohim si një këngëtare mjaft atraktive dhe të suksesshme të estradës sonë shqiptare.

Këngëtarja ka sjell ndër vite këngë të ndryshme muzikore, të cilat janë bërë edhe hite me kalimin e kohës.

Por, zeshkania së shpejti do të vjen me një projekt të ri, por që është pak më i veçantë se të kaluarit.

Ajo ka zgjedhur të bashkëpunoj me aktorin e humorit, Shpëtim Deskun, moderatorin e shout televiziv, “n’Kosove Show”.

“Me kit njeriun funny, po njëkohësisht shumë serioz Shpetim Desku. Big projekte po vijnë”, ka shkruar Arta në llogarinë personale në Instagram.

Lexo po ashtu Vë në kokë plisin e babait të ndjerë dhe këndon këngët e tij, Arta Bajrami: Ishte koha ta çoj në vend amanetin e tim ati

Ajo nuk ka dhënë më tepër detaje se për çfarë bëhet fjala duke ia lënë kohës që të zbardhen gjërat që i ka planifikuar dyshja artistike.

Ndryshe, “Malli m’ka marr” është kënga e fundit që këngëtarja e ka sjell dhe deri më tani është shikuar mbi 660 mijë herë në YouTube. /Telegrafi/

Exit mobile version