Telegrafi

Arta Bajrami: Nuk e imagjinoja kurrë që përbindëshat e vërtetë në këtë botë do të ishin njerëzit

Këngëtarja e njohur Arta Bajrami kohëve të fundit nuk ka qenë edhe shumë aktive në muzikë.

Arsyeja e këtij pushimi është angazhimi i saj si nënë, kjo pasi në dhjetor të vitit të kaluar, këngëtarja u bë nënë për herë të tretë.

Lexo po ashtu U bë nënë për herë të tretë, Arta Bajrami rrëfen të pathënat: Electra - rrezja vezulluese që ndriçon jetën tonë (Foto)

Tanimë ajo i është përkushtuar tërësisht tre fëmijëve të saj, Victoria, Ideal-Morrisit dhe Electras.

Herë pas here, Bajrami është shumë aktive edhe në rrjetet sociale, në të cilat ndan me fansat imazhe të ndryshme nga fëmijëria e saj.

Së fundmi, ajo ka publikuar në InstaStory një shkrim, në të cilin ka shkruar një konkluzion mjaft të çuditshëm.

“Si fëmijë, unë kurrë nuk e imagjinoja që përbindëshat e vërtetë në këtë botë do të ishin njerëzit”, ka shkruar Arta.

E njëjta se ndjehet e zhgënjyer me disa prej njerëzve, derisa ka publikuar një shkrim të tillë. /Telegrafi/