Telegrafi

Arta Bajrami në xhirimet e videoklipit të ri

Arta Bajrami ka filluar punën në projektin e ri të saj.

Këngëtarja shqiptare së fundmi ka qenë e zënë në studion e Don Arbas duke punuar në projektin e ri muzikor.

Ajo ka bërë gati edhe videoklipin më të ri të saj të cilin edhe po e xhiron.

“Duke u bërë gati për klipin e ri”, ka shkruar Arta në një prej fotografive ku shihet duke u kuruar për videon.

Arta Bajrami edhe pse e angazhuar me jetën familjare, gjithnjë gjen kohë për adhuruesit e shumë të saj me projekte që i lanson kohë pas kohe. /Telegrafi/