Këngëtarja e njohur Arta Bajrami vazhdon të jetë shumë e pëlqyer për këngët e saj ndër vite.
Ndonëse nuk është shumë aktive me projekte muzikore, këtë vit ajo ka qenë mjaft e përfolur për jetën e saj private.
Vitin e kaluar, këngëtarja humbi babanë e saj, i cili me profesion ishte rapsod i njohur në odat shqiptare.
Ajo e ndjen shumë mungesën e tij, dhe këtë mungesë e ka shprehur shpesh edhe përmes rrjeteve sociale.
Në një video të publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram, Arta ka shkruar në mbishkrimin e saj se një ditë shpreson të takohet sërish me të.
“Babi, ne do të takohemi përsëri”, ka shkruar këngëtarja Bajrami në Instagram.
E njëjta, pritet që në muajt në vazhdim të publikojë për fansat projektin e saj të ri muzikor. /Telegrafi/