Këngëtarja e njohur, Arta Bajrami, është gjithnjë aktive në tregun e muzikës me këngë e klipe të reja.
Ajo është në përgatitje të disa projekteve të reja, të cilat pritet që t’i sjellë së shpejti.
Këtë gjë, ajo e ka konfirmuar përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, ku shkruan në anglisht edhe fjalë fyese për tregun e muzikës.
“Rrugës për të sjellë këngë të bukura në këtë industri m***”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë.
Arta tash e sa vite është pjesë e tregut muzikor shqiptar, ndërsa ia beson të gjitha projektet vëllait të saj, producentit të njohur, Don Arbas.
Këngëtarja Bajrami njëherësh është edhe nënë e tre fëmijëve, dhe pavarësisht angazhimit si nënë, ka arritur që të ruajë balancin duke qenë aktive në muzikë.
Mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur ajo për fansat këtë herë. /Telegrafi/