Këngëtarja Arta Bajrami ka folur për Era Istrefin.
Në një postim në Facebook, shkruan Telegrafi, është Arta Bajrami që ka komentuar një raport të Telegrafit për Era Istrefin, i cili konfirmoi se ajo ka nënshkruar për Sony Music për realizim të një albumi ku është i përfshirë edhe Big Bang Beats.
Dhe, Arta ka uruar Erën për këtë sukses, duke thënë se për të është punë talenti dhe jo fati.
Ajo i ka uruar shumë suksese këngëtares së re. /Telegrafi/