Këngëtarja shqiptare, Arta Bajrami, është në pritje të fëmiut të tretë.
Këngëtarja e cila vazhdon të lansojë projekte të cilat dëgjohen shumë nga publiku, gëzon jetë të lumtur familjare.
Pas vajzës dhe djalit, Arta është në pritje të bëhet nënë për herë të tretë.
Ajo është në muajin e tetë të shtatzënisë dhe nuk heziton tëp ublikojë foto ku duket mjaft e bukur edhe si shtatzënë.
Edhe pse ka shtuar disa kilogramë, ajo duket në top formë të mirë dhe tejet bukur.
Së fundmi Arta Bajrami i është përkushtuar më shumë jetës familjare.
Setin e saj të cilin e ka publikuar si shtatzënë e ka realizuar fotografi, Taulant Hajdini. /Telegrafi/