Këngëtarja e njohur Arta Bajrami është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale nga fansat e saj.
Ajo ndan çdo ditë me ndjekësit fotografi të ndryshme nga jeta e përditshme, gjersa nuk mungojnë edhe fotografitë e ndryshme profesionale apo ato artistike.
Së fundmi, Bajrami ka ndarë me ndjekësit e saj fotosesionin e saj më të ri, të realizuar me fotografen Klodiana Braha.
Në disa prej pozave, ajo shfaqet mjaft atraktive në shtrat, teksa vë në dukje linjat e saj trupore duke shijuar një kafe.
Në disa imazhe të tjera, këngëtarja është shfaqur mjaft elegante e veshur me kostum, duke marrë vëmendjen me dukjen e re me flokë të zeza të gjata dhe baluket e lëshuara.
Pëlqimet dhe komentet nga fansat nuk mungojnë, shumë prej të cilëve e komplimentojnë për dukjen e saj,
Një ndër to që ra në sy është ai i kunatës së saj, Xheneta, e cila i shkruan se “reflekton gjithmonë bukuri, ashtu siç vetëm Zoti ka ditur ta krijojë”.
Arta përndryshe po shijon suksesin e projektit të saj muzikor më të fundit “Pse mu” në bashkëpunim me vëllain e saj Don Arbas – një këngë e cila u prit mirë nga publiku. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=-gpU3CABgBM