Këngëtarët e njohur, Arta Bajrami dhe Don Arbas, janë rikthyer sërish me një bashkëpunim.
Ditë më parë ata bënë të ditur lansimin e projektit të ri, kurse gjatë ditës së sotme (e diel) e sollën në treg.
“Halita” mban titullin kënga e re, për instrumentalin e së cilës është përkujdesur producenti Don Arbas.
Për tekstin e prodhimtarisë muzikore ka punuar Muma, derisa edhe pjesa vizuale ishte mjaft e përmbushur me skena unike.
Që të dy kanë shfrytëzuar rastin të publikojnë skena të këngës në rrjetin social Instagram, teksa morën komente pozitive.
Vlen të përmendet se “Halita” u prit mirë nga admiruesit e muzikës së dyshes, duke marrë menjëherë klikime në kanalin YouTube. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=42Bi2qtO0oA&feature=youtu.be