Telegrafi

Arta Bajrami bëhet nënë për herë të tretë, vjen në jetë Electra (Foto)

Këngëtarja e njohur Arta Bajrami është bërë sot (e enjte) nënë për herë të tretë.

Ajo solli në jetë një vajzë, të cilën ajo dhe bashkëshorti i saj, Xhim Sekiraça, e pagëzuan me emrin Electra.

Këngëtarja Arta Bajrami dhe bashkëshorti i saj, Xhimi Sekiraça

Arta lindi sot në Prishtinë, teksa lajmin për ardhjen në jetë të vajzës e bëri të ditur vëllai i saj, producenti Don Arbas, përmes një statusi në rrjetin social Facebook.

“Falënderimi i takon Allahut te Madhërishëm që na solli në jetë dhe një mbesë me emrin ELECTRA, të do daja shumë” (sic.), ka shkruar Don aArbas.

Përndryshe, Arta ka edhe dy fëmijë të tjerë: një vajzë më të madhe të quajtur Viktoria, dhe një djalë një vjeçs e gjysmë, të pagëzuar me emrin Ideal Morris. /Telegrafi/