Këngëtari Art Abazi ka prezantuar për publikun projektin e tij më të ri muzikor.
“Harrom” titullohet kënga e tij më e re, e cila është baladë e zhanrit R&B.
Muzika është kompozuar nga Sergio Hajdini, gjersa për vargjet e tekstit është kujdesur reperi BimBimma.
Kënga është vizualizuar edhe me klip, në të cilin këngëtari Abazi vjen me një performancë mjaft melankolike.
Ana vizuale i është besuar produksionit Sekuencë Studio.
Arti është shumë i pëlqyer për stilin e tij unik të të kënduarit dhe zhanrit të të cilit i qëndron besnik. /Telegrafi/