Trendi për të vazhduar karrierën në ndonjë shtëpi diskografike është shfaqur mjaft shumë në tregun muzikor.
Kështu ka bërë edhe këngëtari Art Abazi, i cili së fundmi i ishte bashkuar labelit “PINT” për të vazhduar punën në projekte muzikore.
Gjatë qëndrimit në këtë grup, ai realizoi dy këngë, “Enigmë” dhe “Dora Jote”, ku kjo e fundit erdhi si bashkëpunim me Llunin.
Por, kësaj etape i ka ardhur fundi, pasi përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Arti ka bërë të ditur se është larguar nga ky label.
“Nga sot e tutje, aktiviteti dhe produksionet e mia muzikore nuk do të mbajnë vulën PINT. Këngët “Enigmë” dhe “Dora jote” ishin fryt i punës dhe përvojës së shkëlqyeshme që kisha me djemtë e kësaj shtëpie diskografike, nga e cila mësova shumë”, ka shkruar ai.
Në po të njëjtin postim, këngëtari ka njoftuar fansat e tij se së shpejti do të lansojë këngë të reja dhe po ashtu albumin e parë. /Telegrafi/