Telegrafi

Art Abazi dhe Lluni publikojnë klipin e këngës “Dora jote”

(Foto: Screenshot/YouTube/PINT)

Anëtarët e labelit PINT, Art Abazi dhe Lluni, e kanë lansuar duetin me titull “Dora jote”.

Gent Myftaraj është kujdesur për muzikën e kësaj kënge, ndërsa tekstin e kanë shkruar Fifi dhe Lluni.

Myftaraj është angazhuar edhe për orkestrimin së bashku me Strike Beatz e K-Master, si edhe për incizimin së bashku me Kushtrim Berishën.

Miksimin e ka bërë Lorenc Aliaj, derisa për anën vizuale është kujdesur produksioni Imagine Films që e ka xhiruar videoklipin.

Kënga është një kombinim interesant i zhanreve që vjen me një interpretim të mirë nga dy këngëtarët. /Telegrafi/