Site icon Telegrafi

Arsyet pse nuk duhet të pini ujë duke qëndruar në këmbë

(Foto: PolyProm)

Kur të kaplon etja, sytë të erren dhe nuk mendon dot për asgjë tjetër veçse momentin e shijimit të gllënjkës së parë të ujit. Uji luan një rol shumë të rëndësishëm në hidratimin e organizmit dhe mungesa e tij shkakton shumë probleme.

Sasia e rekomanduar e ujit është të paktën tetë gota në ditë. Megjithatë, sipas të dhënave, nuk duhet tepruar nëse organizmi ndihet i tejngopur me ujë.

Përse nuk duhet të pini ujë duke ndenjur në këmbë

Ideja është se uji është i padëmshëm ndaj mund ta pish duke u ulur ose duke ndenjur në këmbë pa u ndier keq. E vërteta qëndron krejt ndryshe, transmeton AgroWeb.

Ekspertët thonë se ujin nuk duhet ta pini ndërsa jeni në këmbë. Kjo sepse nuk do të merrni ushqyesit e nevojshëm madje mund të kthehet në armikun tuaj. Sipas tyre, trupi i njeriut është projektuar në një mënyrë të atillë që qëndrimi ulur mund të ofrojë disa përfitime të rëndësishme shëndetësore.

Kur e pini ujin duke qëndruar në këmbë, ai shkon direkt në stomak me shpejtësi duke ju rënduar. Kështu mund t’ju krijojë probleme me tretjen. Po ashtu, sipas studimeve, kjo mënyrë e të pirit ujë shkakton problem me artritin, për shkak se uji nuk shpërndahet si duhet, por grumbullohet në kocka.

(Foto: Tentamus Group)

Uji duhet pirë në pozicionin e duhur

Rreth 70 për qind e përmbajtjes së organizmit është ujë dhe trupi humbet shumë prej tij çdo ditë. Përveç sasisë, ekspertët thonë se njerëzit duhet të kujdesen edhe për pirjen e ujit në mënyrën e duhur. Kur pini ujë duke qëndruar në këmbë, uji thjesht derdhet me furi në të gjithë sistemin tretës, por nuk arrin në organe.

Kësisoj, uji nuk arrin ta pastrojë organizmin nga toksinet e depozituara në veshka dhe tëmth. Kur pini ujë në këmbë, etja nuk mund të shuhet. Në këtë mënyrë, nivelet e oksigjenit në organe pësojnë një luhatje.

Kjo mënyrë e pirjes së ujit rrezikon edhe kockat dhe indet dhe i dobëson ato. Prandaj herën tjetër që ju pihet ujë, uluni siç duhet dhe lëreni atë të kryejë punën e tij në organizëm pa u nxituar.

(Foto: Medical News Today)

 

Exit mobile version