Keni vonesë të periodave?
Gjëja e parë që duhet të merrni në konsideratë është shtatzënia. Nëse kjo përjashtohet, atëherë duhet t’u kushtoni vëmendje shkaktarëve të tjerë që lidhen me përdorimin e pilulave për kontrollin e lindjeve ose hyrja në menopauzë.
Një nga efektet anësore të marrjes së këtyre pilulave në doza të ulëta është çrregullimi i ciklit menstrual. Afrimi drejt menopauzës gjithashtu shkakton çrregullime të periodave para se të kaloni në këtë fazë.
Përveç këtyre tre mundësive, ka edhe probleme të tjera shëndetësore, si dhe faktorë mjedisorë dhe të mënyrës së jetesës që mund të ndikojnë tek cikli menstrual
Ndër më të shpeshtat janë problemet me tiroidet, niveli i lartë i stresit, duhanpirja, konsumimi i alkoolit, dieta e varfër ushqimore, si dhe stërvitja e tepërt.