Edhe pse Kate Middleton u fotografua duke bërë pazar me Princin William, kjo nuk i ka heshtur teoritë e konspiracionit që janë përhapur që nga operacioni i saj në janar.
Megjithatë, misteri më i madh nga të gjithë është se përse Kensington Palace nuk i dha fund gjithë atyre spekulimeve duke dalë në publik.
Fakti që Kate u zhduk për tre muaj ngjalli pyetje tek njerëzit që donin të dinin se çfarë po ndodhte dhe për shkak se nuk morën përgjigje, filluan teori të ndryshme konspirative.
Dikush do të mendonte se videoja e blerjeve do t’i linte ato teori, por ndodhi e kundërta sepse teoritë e konspiracionit i duan teoritë e reja.
Ata që janë në dijeni pohojnë se janë kujtimet e princeshës së ndjerë Diana ato që e detyrojnë Princin William të mos zbulojë shumë detaje rreth gjendjes së gruas së tij për publikun. Burimet e Pallatit thanë se ai ishte më i vendosur në mbajtjen e fshehtë të shëndetit të Kate sepse ishte i shqetësuar për kaq shumë lidhje me nënën e tij, Dianën.
Ekspertët thonë se nëse pallati do të kishte qenë më i qartë për operacionin e Kate që në fillim, ai mund të kishte shkelur privatësinë e saj në një aspekt, por nga ana tjetër do të kishte penguar që gjërat të dilnin jashtë kontrollit, ashtu siç bëri mbreti Charles III kur ai vendosi të dalë në publik në radhë të parë me faktin se do t’i nënshtrohet një operacioni për zmadhimin e prostatës dhe më pas një diagnozë me kancer.
Kujtojmë se Princesha e Uellsit nuk është shfaqur në publik që nga janari kur u njoftua se ajo iu nënshtrua një operacioni abdominal.
Më pas u njoftua se princesha nuk do të kthehej në detyrë deri në Pashkë. /Telegrafi/