Jennifer Lopez ka qenë në kryetitujt e fundit, kryesisht për arsye pozitive pas publikimit të dokumentarit të saj në Netflix, “Halftime”.
Por këngëtarja australiane, Dannii Minogue, ka zbuluar një anekdotë kurioze për JLo që nuk e pikturon atë në dritën më të mirë.
Minogue pretendon se Lopez dikur urdhëroi ridekorimin e të gjithë dhomës së saj të zhveshjes në setin e shfaqjes muzikore britanike “Top of the Pops”.
Thuhet se Lopez ka kërkuar që “gjithçka të ishte e bardhë”, përndryshe ajo do të kishte refuzuar të dilte në skenë.
“Ndërsa i dëgjoni ato histori divash, ka një për të cilën në fakt mund të garantoj”, tha Minogue.
“Isha në Top of the Pops dhe më thanë se Jennifer Lopez ishte rrugës, por ajo refuzoi të performonte nëse dhoma e saj në prapaskenë nuk ridekorohej”.
“Më thanë se gjithçka duhej të ishte e bardhë, duke përfshirë edhe divanin. Kërkova të hyja dhe të shihja dhomën pasi ajo nuk ishte aty në atë moment… Unë po përgjoja çdo detaj”.
Nga njëra anë, JLo është duke shënuar suksese të mëdha me dokumentarin e ri personal. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=RI0veUE4IZM