Sulmuesi i Liverpoolit, Darwin Nunez, është i detyruar të mbajë një emër krejtësisht tjetër në fanellën e tij kur luan me Uruguain për shkak të një rregulle qesharake.
24-vjeçari po shijon një sezon fantastik me Liverpoolin, pasi deri më tani ka shënuar 11 gola dhe ka bërë 11 asistime në të gjitha kompeticionet.
Energjia e tij dhe ndonjëherë performancat e paparashikueshme kanë ndihmuar ekipin e Jurgen Klopp, madje ai ka mundur që t’i fryjë këto shifra edhe më tepër, por ka qenë i pafat duke goditur plotë nëntë herë shtyllën në Ligën Premier këtë sezon.
Nunez është njëri nga lojtarët e paktë në Ligën Premier i cili nuk mban mbiemrin e tij prapa në fanellë dhe në vend të kësaj mban vetëm ‘Darwin’.
Por, atij nuk i lejohet ky opsion kur luan në nivel ndërkombëtar me Uruguain. Në vend të kësaj, ai duhet të veshë fanellën me ‘D.Nunez’ mbrapa.
Kjo për shkak se Uruguai ka një rregull të rrallë sa i përket fanellave, që kërkon që çdo lojtar të ketë shkronjën e parë të emrit dhe mbiemrin e tyre të plotë ne fanellë.
Sidoqoftë, Nunez nuk është lojtari i vetëm i Liverpoolit i cili nuk mban mbiemrin e tij në fanellë, pasi edhe Diogo Jota, emri i plotë Diogo Jose Teixeira da Silva, e mban në fanellë ‘Diogo J’ dhe jo Silva./Telegrafi/