Gavi është bërë një lojtar kyç për ekipin e parë të Barcelonës edhe pse është vetëm 17 vjeç.
Mesfushori i talentuar ka botën e futbollit në këmbët e tij pas një sezoni të jashtëzakonshëm me klubin dhe duket se do të bëhet një figurë e ndritshme te Blaugrana për shumë vite në vijim.
Megjithatë, historia mund të kishte qenë shumë ndryshe nëse ai do të kishte zgjedhur të kalonte te Real Madridi ose Atletico përpara Barcelonës, pasi të tre fuqitë spanjolle kërkuan ta merrnin atë nga një akademi lokale në vendlindjen e tij Andaluzi.
Trajnerët e tij të parë në Los Palacios, një qytet andaluzian kur nxorën lojtarë si Fabian Ruiz dhe Jesus Navas, përmendën se Gavi donte vetëm të bashkohej me Barcelonën.
“Unë e di që [Real] Madridi dhe Atletico e donin atë, por kur ai shkoi në Barcelonë, ai u tha prindërve të tij: ‘Babi, [lojtarët] më të mirë janë këtu dhe unë dua të luaj këtu’”, deklaroi Manuel Vasco për Sport.
“Lojtari tërhoqi interes nga klubet e mëdha që në fillim, [Real] Betis dhe Sevilla ishin të parët që erdhën këtu për shkak të afërsisë”.
“Barcelona e nënshkroi atë në një turne që u zhvillua në Algarve, në të cilin ai u zgjodh si lojtari më i mirë dhe Barcelona e mori atë”.
“Por, para kësaj, unë mendoj se ai ishte në Madrid me të dyja skuadrat, dhe ata po e shikonin atë, dhe ai e kishte të qartë se, nëse duhej të zgjidhte mes klubeve të mëdha, i pëlqente më shumë Barcelonën”, përfundoi ai. /Telegrafi/