Telegrafi

Arsyeja pse Erik ten Hag i ndaloi lojtarët e Man United të veshin kostume të sponsorizuara për finalen e Carabao Cup

Erik ten Hag i ndaloi lojtarët e Manchester United të veshin kostume të sponsorizuara për finalen e Carabao Cup në Wembley të dielën.

United fitoi trofeun e tyre të parë që nga viti 2017 duke mposhtur Newcastlen me rezultat 2-0.

Holandezi i ka rikthyer kohët e mira te United pasi vendosi ligjet që herët për sa i përket disiplinës.

Lexo po ashtu Sa kushton trofeu që Manchester United e fitoi sonte

Dhe ai fitoi respektin e lojtarëve të tij kur u bashkua me ta në një vrapim rraskapitës prej 10 kilometrash pas humbjes së turpshme 4-0 ndaj Brentford në fillim të sezonit.

Yjet e United ishin planifikuar të vishnin kostumet të dizajnuara nga Paul Smith në atë që normalisht është një traditë e finales së kupës.

Marka britanike e modës është sponsor i United dhe kështu pritej që lojtarët të vishnin kostumet me mbishkrimin e tyre.

Lexo po ashtu Ten Hag nuk ngurron dhe i jep emrat e tre lojtarëve kyç për rilindjen e Manchester United

Megjithatë krijoi një problem për Ten Hagun. Sipas The Sun, 52-vjeçari ndjeu se ishte e tepërt të bëheshin gjëra të tilla.

Sipas tij, do t’u duheshin dhjetë minuta shtesë para nisjes së ndeshjes, sepse do t’u duheshin më shumë kohë për t’u ndërruar dhe për të veshur fanellat e lojës.

Ten Hag kontaktoi një zyrtar të klubit për të transmetuar vendimin e tij dhe u mor parasysh menjëherë. /Telegrafi/