Deontay Wilder është një nga boksierët më të përfolur në vitet e fundit.Anthony Joshua fitoi ndaj Carlos Takam dhe me
Në rast se amerikani i njohur me nofkën “Bombarduesi i Bronztë” vazhdon pa humbje në kuadër të titullit WBC, atëherë me shumë mundësi në të ardhmen do ta shikojmë atë përballë Anthony Joshuas.
Por, pse quhet kështu dhe cila është arsyeja pse futet me maskën e bronztë në ring?
Si një amator, e ka fituar medaljen e bronztë në kategorinë e peshave të rënda në Lojërat Olimpike të vitit 2008. Në këtë mënyrë e mori edhe nofkën ‘Bombarduesi i Bronztë’, të cilin Wilder e sajoi duke u frymëzuar nga Joe Louis, i cili ishte i njohur me nofkën ‘Bombarduesi i Kaftë’.
Ndërsa, i pyetur nga një fans pse e mban maskën gjatë futjes në ring, amerikani është përgjigjur:
“Maska më zgjodhi mua, jo unë maskën! Isha në New Orleans dhe maska me dha një energji të madhe, kështu që duhet ta bartja”.
Wilder mban titullin e kampionit të botës në kategorinë e rëndë në WBC që nga viti 2015, me këtë rast ai është amerikani i parë kampionë në këtë kategori për nëntë vitet e fundit.
Ai është 32-vjeçar, i gjatë 201 centimetra, kurse 28-vjeçari Joshua është i gjatë 198 centimetra.
Wilder në karrierë ka zhvilluar 38 meçe, 37 nga ato i përfunduar me nokaut (KO). 18 kundërshtarë i ka rrëzuar që në rundin e parë.
Joshua në 20 ndeshje si profesionit ka 20 fitore, të gjitha me nokaut. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=VSDeRN8TtCM